Close

Kushtet e Përgjithshme të Ofrimit të Shërbimeve

 

Mirë se vini në Hello Shop!

Hello Shop DOOEL Skopje dhe/ose bashkëpunëtorët e saj (“Hello Shop”)ofrojnë veçori të internetit dhe produkte dhe shërbime të tjera kur ju vizitoni ose blini në Hello Shop.com, shfrytëzoni shërbimet ose produktet e Hello Shop, përdorni aplikacionet e Hello Shop për celular, ose përdorni softuer të ofruar nga Hello Shop në lidhje me ndonjë nga shërbimet e mësipërme (bashkarisht, “Hello Shop Shërbime”). Hello Shop ofron Hello Shop Shërbimet nën kushtet e mëposhtme.

Duke shfrytëzuar shërbimet e Hello Shop, ju dakordoheni me kushtet në vijim. Ju lutemi lexojini me kujdes.

 

KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

Kur shfrytëzoni Hello Shop Shërbimet, dërgoni postë elektronike, mesazhe dhe komunikime të tjera nga ekrani ose celulari juaj, ju mund të komunikoni në mënyrë elektronike me ne. Ju pranoni të merrni komunikime nga ne në mënyrë elektronike p.sh. postë elektronike, mesazhe, njoftime në celular ose njoftime dhe mesazhe në këtë faqe interneti ose nëpërmjet shërbimeve të tjera të Hello Shop, të tilla si nga Qendra e Mesazheve tona, dhe ju mund të mbani kopje të këtyre komunikimeve për të dhënat e juaja. Ju bini dakord që të gjitha marrëveshjet, komunikimet, dhëniet e informacioneve shpjeguese dhe komunikimet e tjera që ju ofrojmë në mënyrë elektronike plotësojnë çdo kërkesë ligjore që komunikimet e tilla duhet të jenë me shkrim. 

 

E DREJTA E AUTORIT

Të gjitha përmbajtjet e përfshira ose të vëna në dispozicion nëpërmjet çdo shërbimi të Hello Shop, si p.sh. tekstet, grafikat, logot, ikonat e butonave, imazhet, klipet audio, shkarkimet digjitale, kompilimet e të dhënave dhe softueri janë pronë e Hello Shop ose e partnerëve të saj dhe janë të mbrojtura nga ligjet maqedonase dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Kompilimi i të gjitha të dhënave të përfshira ose të vëna në dispozicion nëpërmjet çdo shërbimi të Hello Shop është pronë ekskluzive e Hello Shop dhe e mbrojtur nga ligjet maqedonase dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

  MARKAT TREGTAREPërveç kësaj, grafikat, logot, kokat e faqeve, ikonat e butonave, shënimet dhe emrat e shërbimeve të përfshira në ose të vëna në në dispozicion përmes çdo Hello Shop Shërbimi janë marka tregtare të Hello Shop në Maqedoni. Të gjitha markat e tjera që nuk janë në pronësi të Hello Shop dhe të cilat shfaqen në shërbimet e Hello Shop janë pronësi e pronarëve të tyre përkatës, të cilat mund ose nuk kanë të bëjnë me/ose të jenë sponsorizuar nga Hello Shop.  LLOGARIA JUAJPër të shfrytëzuar shërbime të caktuara ju duhet të krijoni llogarinë tuaj në Hello Shop, të keni hyrë në të dhe të keni një metodë të vlefshme pagese. Nëse ka ndonjë pengesë për të ngarkuar metodën e zgjedhur të pagesës, ne mund të ngarkojmë ndonjë metodë tjetër të vlefshme të pagesës që lidhet me llogarinë tuaj. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë suaj dhe fjalëkalimin dhe për kufizimin e qasjes në llogarinë tuaj dhe ju bini dakord të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë ose fjalëkalimin tuaj. Hello Shop shet produkte për fëmijë, por të njejtat jua shet personave të rritur, të cilët mund të blejnë me kartë krediti ose metoda të tjera të lejuara të pagesës. Nëse jeni nën moshën 18 vjeç, ju mund të përdorni shërbimet e Hello Shop vetëm me përfshirjen e një prindi ose kujdestari. 
RISHIKIMET, KOMENTET, KOMUNIKIMET DHE PËRMBAJTJA E TJERA
Ju mund të postoni komente, foto, video dhe përmbajtje të tjera, të dërgoni karta elektronike, të paraqisni ide, sugjerime, komente, pyetje ose informacione të tjera, përderisa përmbajtja e tyre nuk është e paligjshme, e turpshme, kërcënuese, shpifëse, invazive ndaj privatësisë, shkel të drejtat e pronësisë intelektuale (përfshirë të drejtat e publikimit) ose ndryshe e dëmshme dhe e pakëndshme për palët e treta dhe nuk përbëhet ose përmban viruse softuerike, fushata politike, kërkesa komerciale, letra zinxhirë, postë elektronike masive ose ndonjë formë “spam” ose mesazhe elektronike komerciale të pakërkuara.Nuk lejohet përdorimi i një adresë të rreme elektronike, imitimi i ndonjë personi ose subjekti, ose përndryshe të mashtrohet për origjinën e një karte ose përmbajtje tjetër. Hello Shop rezervon të drejtën (por jo detyrimin) për të hequr ose redaktuar përmbajtje të tilla, por nuk rishikon rregullisht përmbajtjet e postuara.Nëse postoni përmbajtje ose paraqisni materiale, dhe nëse nuk është specifikuar ndryshe, ju i jepni Hello Shop të drejtën jo-ekskluzive, pa pagesë, permanente, të parevokueshme dhe plotësisht sublicensuese për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar, kryer, përkthyer, krijuar vepra derivative, shpërndajë dhe shfaq përmbajtje të tilla në çdo media dhe në mbarë botën. Hello Shop rezervon të drejtën e sublicenses dhe të drejtën për të përdorur emrin që ju dorëzoni në lidhje me këtë përmbajtje. Ju përfaqësoni dhe garantoni që ju zotëroni ose ndryshe kontrolloni të gjitha të drejtat e përmbajtjes që ju postoni lidhur me atë se: përmbajtja e postimit është e saktë; përdorimi i përmbajtjes nuk e shkel këtë politikë dhe nuk do të shkaktojë dëmtime për asnjë person apo subjekt; dhe që ju do të zhdëmtoni Hello Shop për të gjitha pretendimet që rrjedhin nga përmbajtja e postimit. Hello Shop ka të drejtë, por jo detyrim për të monitoruar, redaktuar ose hequr ndonjë aktivitet ose përmbajtje. Hello Shop nuk mban dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e postuar nga ju ose ndonjë palë e tretë. 
PROCEDURA LIDHUR ME SHKELJEN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
Hello Shop respekton pronësinë intelektuale të të tjerëve. Nëse besoni që të drejtat tuaja të pronësisë intelektuale janë duke u shkelur, ju lutemi na kontaktoni në
claims@helloshop.mk RREZIKU I HUMBJESTë gjitha blerjet e sendeve fizike nga Hello Shop dorëzohen në bazë të një kontrate të shpërndarjes. Kjo do të thotë që rreziku i humbjes dhe titulli për sendet e tilla kalon tek ju mbasi ne e dorëzojmë sendin tek transportuesi. KTHIMI, RIMBURSIMI DHE TITULLI I SENDITHello Shop nuk pranon pronësinë e sendeve të kthyera derisa sendi të mbërrij në qendrën tonë të shpërndarjes. Në diskrecionin tonë, rimbursimi mund të bëhet pa pasur nevojë për kthim të sendit. Në këtë rast, Hello Shop nuk do të fitojë pronësinë e sendit të rimbursuar. Për më shumë informacion rreth kthimeve dhe rimbursimeve, ju lutemi kontaktoni return@helloshop.mk PËRSHKRIMI I PRODUKTITHello Shop përpiqet të jetë sa më i saktë që është e mundur. Megjithatë, Hello Shop nuk garanton që përshkrimet e produktit ose përmbajtje të tjera të ndonjë shërbimi të Hello Shop të jenë të sakta, të plota, të besueshme, aktuale ose pa gabime. Nëse një produkt i ofruar nga Hello Shop nuk përputhet me përshkrimin, zgjidhja juaj e vetme është ta ktheni atë në kushte të papërdorura. ÇMIMI

Çmimi i Listës” nënkupton çmimin e shitjes me pakicë të një produkti të parashikuar nga një prodhues, furnizues ose shitës. Ne rregullisht kontrollojmë Listën e Çmimeve kundrejt çmimeve të gjetura kohët e fundit në Hello Shop dhe shitësve të tjerë. Në lidhje me artikujt e shitur nga Hello Shop, ne nuk mund të konfirmojmë çmimin e një sendi derisa ju atë ta porositni. Megjithë përpjekjet tona maksimale, një numër i vogël artikujsh në katalogun tonë mund të jenë të çmimuara gabimisht. Nëse çmimi i saktë i një artikulli të shitur nga Hello Shop është më i lartë se çmimi ynë i deklaruar,  në diskrecionin tonë, ne do t’ju kontaktojmë përpara se ta dërgojmë artikullin ose do të anulojmë porosinë tuaj dhe do t'ju njoftojmë për këtë anulim. Tregtarët e tjerë mund të ndjekin politika të ndryshme në rastet kur çmimi i deklaruar i një artikull nuk është i saktë.

Në përgjithësi ne nuk e ngarkojmë kartën tuaj të kreditit derisa porosia juaj ka hyrë në procesin e dërgimit, ose për produkte digjitale, derisa ne të kemi vënë në dispozicionin tuaj produktin digjital. 

PUNË TË TJERA

Palët e tjera, përveç atyre të cilat operojnë me Hello Shop, ofrojnë shërbime ose softuer ose shesin linja prodhimi përmes Hello Shop. Përveç kësaj, ne sigurojmë lidhje me vendet e kompanive të lidhura dhe bizneseve të caktuara. Nëse blini ndonjë nga produktet ose shërbimet e ofruara nga këto biznese ose individë, jeni duke blerë direkt nga ato palë të treta dhe jo nga Hello Shop. Ne nuk jemi përgjegjës për shqyrtimin ose vlerësimin, dhe ne nuk garantojmë, ofertat e ndonjë prej këtyre bizneseve ose individëve (përfshirë përmbajtjen e faqeve të tyre të internetit). Hello Shop nuk ka asnjë përgjegjësi ose detyrim për veprimet, produktet, dhe përmbajtjen e të gjitha këtyre dhe të çdo palë tjetër të tretë. Ju duhet të shqyrtoni me kujdes deklaratat e tyre të privatësisë dhe kushtet e tjera të përdorimit.

 

PËRJASHTIMI I GARANCIVE DHE KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

SHËRBIMET E HELLO SHOP DHE TË GJITHA INFORMACIONET, PËRMBAJTJA, MATERIALET, PRODUKTET (PËRFSHIRË SOFTUER) DHE SHËRBIMET E TJERA TË PËRFSHIRA OSE TË DISPONUESHME NËPËRMJET SHËRBIMEVE TË HELLO SHOP PARAQITEN TEK JU “SIÇ JANË” PËRVEÇ NËSE NUK ËSHTË SPECIFIKUAR NDRYSHE ME SHKRIM. HELLO SHOP  NUK JEP ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, LIDHUR ME FUNKSIONIMIN E SHËRBIMEVE TË SHËRBIMIT TË HELLO SHOP, INFORMACIONIT, PËRMBAJTJES, MATERIALEVE, PRODUKTEVE (PËRFSHIRË SOFTUER) OSE SHËRBIMEVE TË TJERA TË PËRFSHIRA OSE TË BËRA TË DISPONUESHME PËRMES SHËRBIMEVE TË HELLO SHOP, PËRVEÇ NËSE NDRYSHE SPECIFIKOHET ME SHKRIM. JU BINI DAKORD DHE PAJTOHENI QË SHFRYTËZIMI I SHËRBIMEVE TE HELLO SHOP ËSHTË NË RREZIKUN TUAJ TË VETËM.

 

BRENDA KUFIRIT TË LEJUAR ME LIGJ, HELLO SHOP PËRJASHTON ÇDO LLOJ GARANCIE, TË SHPREHUR OSE TËNENKUPTUAR, PËRFSHIRË, POR DUKE MOS U LIMITUAR, NË GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. HELLO SHOP NUK MBËSHTET DHE NUK GARANTON SE SHËRBIMET E HELLO SHOP, INFORMACIONI, PËRMBAJTJA, MATERIALET, PRODUKTET (PËRFSHIRË SOFTUER) OSE SHËRBIMEVE TË TJERA TË PËRFSHIRA OSE OSE TË BËRA TË DISPONUESHME PËRMES SHËRBIMEVE TË HELLO SHOP, RRJETIT TË HELLO SHOP OSE KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TE DËRGUARA NGA HELLO SHOP JANË PA VIRUSE OSE KOMPONENCA TJERA TË DËMSHME. BRENDA KUFIRIT TË LEJUAR ME LIGJ, HELLO SHOP NUK DO TË JETË PËRGJEGJËSE PËR NDONJË DËMTIM TË ÇDO LLOJ I CILI RRJEDH NGA SHFRYTËZIMI I SHËRBIMIT TË HELLO SHOP, OSE NGA INFORMACIONET, PËRMBAJTJA, MATERIALET, PRODUKTET (PËRFSHIRË SOFTUER) OSE SHËRBIMEVE TË TJERA TË PËRFSHIRA OSE OSE TË BËRA TË DISPONUESHME PËRMES SHËRBIMEVE TË HELLO SHOP, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË DËMET E DREJTPËRDREJTA, INDIREKTE DHE KONSEKUENTE, PËRVEÇ NËSE NDRYSHE NUK ËSHTË SPECIFIKUAR ME SHKRIM.

 

LIGJI I ZBATUESHËM 

Këto Kushte dhe Rregulla drejtohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, duke përjashtuar rregullat e konfliktit të së drejtës, për aq sa i referohen një juridiksioni të ndonjë vendi tjetër përveç Republikës së Maqedonisë.

 

POLITIKAT E FAQES, MODIFIKIMET, PJESËSHMËRIA

Ju lutemi lexoni udhëzimet tona të tjera, të tilla si politikën tonë të çmimeve, të cilat publikohen në këtë faqe interneti. Këto udhëzime gjithashtu rregullojnë shfrytëzimin e shërbimeve të Hello Shop. Ne rezervojmë të drejtën në çdo kohë të bëjmë ndryshime në faqen tonë, politikat, Kushtet e Shërbimit, dhe Kushtet e Shfrytëzimit. Në qoftë se ndonjë nga këto kushtet do të shpallet i pavlefshëm, ose për ndonjë arsye i pazbatueshëm, ky kusht do të cilësohet i pjesshëm dhe nuk cënon vlefshmërinë dhe ekzekutimin e kushteve të mbetura. 

ADRESA JONË

Hello Shop

Bul. Kiro Gligorov nr.4/5

Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

https://www.Hello Shop.mk

   


Close